Ushtroi dhunë ndaj babait, vihet në pranga djali nga Korça

Një persona është vënë në pranga ndërsa një tjetër shtë proceduar në gjendje të lirë ppasi akuzohen për dhunë në familje.

“U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. L., banues në fshatin Gjonomadh, Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi A. K., 53 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, Maliq, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij, për të cilin u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorive pranë Gjykatave të Rretheve Gjyqësore Pogradec e Korçë, për veprime të mëtejshme.