Akuzohet për prodhim dhe armëmbajtje pa leje, vihet në pranga 32 vjeçari në Durrës

Është vënë në pranga 1 shtetas, i dyshuar i përshirë në veprimtarinë kriminale të armëmbajtjes pa leje, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

"I arrestuari është shtetasi me inicialet Z. M., 32 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore rezulton se 32-vjeçari është autor i dyshuar për kryerjen e veprës penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe e municionit”, në formën e grupit të strukturuar kriminal", njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.