“Rama vjedh natë e vjedh ditë”, Berisha: Pasuritë përrallore janë shndërruar në mallkim për ne
Kreu i Partisë demokratikë Sali Berisha ka zhvilluar takim me banorët në Vaun e Dejës.
Ai e nisi fjalën e tij duke vënë në pah shpopullimin që po ndodh në vend.
Përë këtë ai ja vë fajin qeverisë ku thotë se është rezultat i dorës së mbrapsht që qeveris sot.
Sipas Berishës pasuritë përrallore janë shndërruar në një mallkim për ne.
Sali Berisha: Takohemi në një moment të vështirë, dramatik për vendin. Në jug gjeta një shpopullim të madh, por kjo është kudo. Kjo ndodh në një kohë kur vendi sa u përket pasurive natyrore është i bekuar. Kjo është nga dora e njeriut të mbrapsht që qeveris sot. Së pari sepse vjedh natë e vjedh ditë. Pasuritë përrallore janë shndërruar në një mallkim për ne. Prodhimet tuaja kur janë të bollshme nuk sjellin asnjë fitim. Qeveria vjedh të ardhurat, 1 km rrugë këtu ndërtohet me 23 milionë euro.
