Rama: Dje Serbia konsiderohej armik për vdekje, sot nga Open Balkan shihet si partner i rëndësishëm

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës u shpreh se Shqipëria po ndërton marrëdhënie solide me vendet fqinje.

Ai tha se dikur Serbia shikohej si një vend armik, ndërsa sot falë Open Ballkan shihet si një partner i rëndësishëm.

Rama: Ne po ndërtojmë marrëdhënie solide me fqinjët e saj, përfshirë Serbinë, e cila jo shumë kohë më parë konsiderohej një armik për vdekje, por sot është një partner i rëndësishëm në nismën e Ballkanit të Hapur. Për ata që hyjnë në kontakt me rajonin është e vështirë pse Evropa është më shumë  sesa një projekt institucional, por një projekt ekzistencial.

 Historia nuk është treguar e mirë për ne sepse të tjerët kanë vendosur për ne. Kanë vendosur regjimet dhe perandoritë që na kanë mbajtur të kyçur ndaj Evropës. Tri dekada më parë ne kemi ndryshuar rrjedhën e fatit tonë. Demokracia është gjithmonë një ndërtesë në ndërtim dhe jo e përfunduar.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.