Rama: Trafiku i organeve lajmi i rremë më i tmerrshëm, raporti i Dick Martyt kaloi këtu në KiE

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se akuzat për trafikimin e organeve nga luftëtarët e Kosovës u ngritën edhe përmes KiE-së.

Ai u shpreh se këto akuza janë lajmi i rremë më i tmerrshëm dhe se raporti i Dick Martyt nuk ka prodhuar asgjë, megjithatë ai vazhdoi të çohej para në këtë institucion.

Rama: Këto printime dhe kjo akuzë zuri faqet e para nga Evropa deri në Australi edhe pse akuzat u mohuan në Kosovë. Pyetja më misterioze është se çfarë e ndaloi një prokurore të pushtetshme për të hetuar më tej për çështjen edhe në vendin tonë. Po si vazhduan që të mbeteshin këto akuza? Gjetjet e Carla Del Pontes të ngritura në librin me kujtime të saj ishin aq interesante sa tërhoqën vëmendjen e Putinint, që quhej Kosaçev, në vitin 2008 paraqiti një mocion për të gjithë paraardhësit tuaj. Dëgjoni titullin “Trajtim çnjerëzor dhe trafikim i paligjshëm i organeve në Kosovo” kështu e e quajnë pushtuesit Kosovën, Kosovo.

Ky njeri që përfaqësonte partinë e Putinit u përball me sanksione të BE-së dhe SHBA-ve. Ndërsa ky njeri ra, puna e tij mbeti dhe vazhdoi përmes këshillit të Evropës duke u ngritur më tej. U bekua një ekip për të bërë hetime për këtë çështje. Diplomatët serbë u mburrën me vonë se këto gjetje janë mbështetur në ato që sollën prokurorët serbë. Aty akuzoheshin drejtuesit e lartë të UÇK-së për trafikim organesh edhe pas luftës. Raporti nuk prodhoi asgjë, por u miratuar fjalë për fjalë në 2011. Jam këtu sot në 2022 dhe ka një arsye. Ky është lajm i rremë më i tmerrshme edhe përmes duarve të KiE-së.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.