Mashtrim, moszbatim ligji e dënimi, 7 persona vihen në prangat e policisë së Tiranës

Shtatë persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës ditën e sotme për vepra të ndryshme penale.

Dy prej tyre akuzohen për mashkrim.

“Shtetasi E. H., 36 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndërsa shtetasi A. M., 46 vjeç, banues në Vorë, u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, njofton policia.

Dy prej të arrestuarve janë vënë në pranga pasi kanë shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi" dhe ato janë 34 vjeçari me inicialet K. Sh., , banues në Tiranë,  dhe 19 vjeçari M. Sh., banues në Tiranë.

Gjithashtu u arrestuan shtetasit L. P., 55 vjeç, L. H., 25 vjeç dhe J. Th., 44 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, nën efektin e pijeve alkoolike. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.