Rama thirrje KiE-së: Rrëzoni akuzat e turpshme ndaj Kosovës, pranoni propozimin tonë për rihetim!
Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës i bëri apel këtij institucioni që të rrëzohen akuzat për trafik organesh ndaj Kosovës.
Ai u shpreh se këto janë akuza të turpshme dhe të paprovuara dhe se duhet pranuar kërkesa e Shqipërisë për një rihetim të çështjes.
Rama: Ju bëj thirrje që të rrëzoni akuzat ndaj Kosovës dhe të pranoni kërkesën e Shqipërisë për miratimin e një raporti vijues për akuzat e paprovuara dhe të turpshme për trafikimin e organeve, një krim që nuk është bërë. Kjo nuk është për hir të Kosovës dhe Shqipërisë, por është për nderin dhe besimin tuaj.
Bota është mjaftueshëm keq sikurse është. Nuk mund të ketë luftëtarë nëse nuk ka besim në të drejtën. E gjitha ka të bëjë me të. Zoti ju bekoftë ju të gjithë!
Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.
Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.

