Korçë, prodhonin dhe shisnin lëndë narkotike, vihen në pranga dy të rinj

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohenpër prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“U ndaliua shtetasi në kërkim E. H., 18 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 28.09.2022, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.”, njofton policia.

Sakaq nga forcat blu u njoftua se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. T., 29 vjeç. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, për shtetasin D. M., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.