Rama “sherr” me përfaqësuesen greke: Ça është kjo? Më kujton parlamentin shqiptar

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës ka pasur një përplasje me përfaqësuesin e Greqisë.

Ai gjatë fjalës së tij është ndërprerë nga ajo dhe tha se këto ndërhyrje i kujtojnë problemet e kuvendit në Shqipëri.

Rama: Çfarë është kjo? Mendova se parlamenti shqiptar i ka këto probleme, sepse më duket sikur jam në shtëpi.

“Ndjesë, por anëtarët tanë kanë vetëm 30 sekonda për tu përgjigjur.”

Rama: Unë dua t’ju përgjigjem të gjithëve, por mund të ndalem këtu sepse e bëra atë që erdha këtu për të bërë. Unë për Open Ballkan kam të njëjtin mendim me Vuçiçin dhe jo me Albin Kurtin, kështu funksionin e vërteta.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.