Rama: Akuzat për trafik organesh të fabrikuara në Kremlin, viktimat u kthyen në kriminelë lufte

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se akuzat për trafik organesh është një fantazi e pastër e krijuar në Kremlin.

Ai u shpreh se bota e drejtësisë është kthyer përmbys dhe viktimat janë kthyer në kriminelë, dhe se ata që u shpëtuan nga lufta u akuzuan si trafikantë organesh.

Rama: E gjitha kjo është një fantazi e pastër e fabrikuar në Kremlin dhe në mënyrë shumë inteligjente e trafikuar në kanalet e politikës ndërkombëtare dhe në e sjellë këtu në tempullin e të drejtave të njeriut. Bota e drejtësisë është kthyer përmbys dhe viktimat janë kthyer në kriminelë.

Një udhëheqës u shndërruar në një kryetar i bandave mafioze dhe kriminelë lufte. Lufta e njerëzve që luftonin për flamurin e tyre, u  shndërruar në një histori organesh. Ata që u shpëtuan nga organizatat ndërkombëtare u shndërruan në trafikantë organesh. E vërteta e Kosovës është e njohur për të gjithë ata që e kanë zemrën në vendin e duhur.