KE rekomandon statusin e vendit kandidat për Bosnjën, Serbisë i kërkon ti bashkohet politikës së jashtme të BE

Komisioni Evropian ka qenë bujar me Bosnjë Hercegovinën për të cilën ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat. Megjithatë eurokomisioneri Varhelyi ka thënë se Sarajeva ka shumë punë përpara në disa nivele.

Komisioni Evropian i ka rekomanduar Këshillit të BE-së që t’i japë Bosnjë Hercegovinës statusin e vendit kandidat për anëtarësim në unionin evropian.

Eurokomisioneri, Oliver Varhelyi, renditi hapat që Brukseli pret nga unioni evropian të cilat përbëhen nga 14 prioritete.

Oliver  Varhelyi:  Komisioni rekomandon ti jepet statusi kandidat duke parë që duhet të merren disa hapa. Kjo është oferta jonë për këtë vend. Presim që lidershipi i Bosjes ta përdor sa më shumë këtë mundësi. Adoptimi i një ligji të ri për Prokurorin e Përgjithshëm, gjyqtarët, krimin e organizuar dhe korrupsionin, emigracionin, azili, ligj kundër torturës, lirisë së medias e shprehjes. Ne kemi pritshmëri të larta. Gjithë sytë do të jenë tek lidershipi i Bosnje Hercegovinës. Ja ë reforma që qytetarët e këtij vend ii meritojnë dhe i kanë kërkuar.

Po ashtu presin që të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe të garantojë lirinë e shprehjes dhe të medies si dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Pas rekomandimit të Komisionit Evropian, statusi kandidat për një vend shqyrtohet dhe miratohet nga shtetet anëtare të BE-së, në nivel krerësh shtetesh dhe qeverish.

Në Ballkanin Perëndimor, Kosova është e vetmja që nuk ka aplikuar ende për anëtarësim në Bashkimin Evropian, megjithëse kryeministri Albin Kurti është zotuar se do ta bëjë kërkesën në fund të vitit.

BE e hapur për Ballkanin Perëndimor

Oliver  Varhelyi:  BE është i vendosur në prespektivën europiane të Ballkanit Perëndimor. Raportet tona sa i përket zgjerimit dhe pikave ku duhet të shkojnë më shpejt e ku duhet të bëjnë progres. Janë inkurajuar vendet për përshpejtim të këtyre pikavë në BP. Marrëveshjet rajonale janë drejt zbatimit të tyre. BE është e hapur për vendet e BP dhe për vendet e tjera. Duhet të ulim konsumin e gazit rus. Ky ëhstë një plan që e kemi planifikuar 2 vjet më parë. Projektet ulin problemet që ka BP në raport me BE. Ne po përshpejtojmë projektet për pavarësinë dhe tranzicionin energjetik.

Progresi i vendeve

Sai i përket Shqipërisë Varhelyi tha se guri kilometrik u vendos në korrik me çeljen e negociatave.

Oliver  Varhelyi:  Maqedonia e Shqipëria, guri kilometrik u vendos në korrik. Maqedonia e Veriut ka bërë progres në mbështetjen e së drejtës, luftën kundër korrupsionit. Shqipëria progres në rezultatet e reformave në BE. Ka avancuar në procesin e vettingut, ka treguar nivel të lartë në mbështetjen e së drejtës. 

Për Malin e Zi Varhelyi tha se “prioriteti për progresin në hapjen e negociatave është përmbushja sa i përket shtetit të së drejtës”.

Për Serbinë përpos ecurive në politikat e brendshmë BE ka kërkuar që të ketë përputhie të politikës së jashtme me unionin europian.

Oliver  Varhelyi: Nga Serbia ne po presim formimin e qeverisë së re që do të marrë reforma në luftën e krimit e korrupsionit dhe çëshjen e krimeve të luftës. Presim dhe normalizim me të marrëdhënieve me Kosovën dhe çelje të kapitujve të tjerë. Nga këto do të varet dhe vijueshmëria e negosiatave. Serbia duhet të bashkohet me politikën e jashtme të BE.

Sa i përket liberalizimit të vizave, ai tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha pikat.

Oliver  Varhelyi: Kosova ka pasur stabilirtet politik, ka bërë hapa për të forcuar demokracinë, sa i përket liberalizimit të vizave Kosovë i ka mbushur të gjitha pikat dhe diskutimet do të ricelen, mbështesin diskutimet teknike. Normalizimi me Serbinë duhet të vijojë. Po mbështesim këtë proces.

Por Turqia duket se mbetet problematike në këtë rrugëtim.

Oliver  Varhelyi: Turia marrëdhënet me të mbeten komplekse. Negociatat e pranimit mbeten në vend numëro. Turqia duhet të respektojë integritetin territorial të të gjitha vendeve anëtare. Të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore.