Rama në Strasburg: Për ju lufta është një kujtim i largët, për ne një plagë që rrekemi ta shërojmë

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës u shpreh se institucionet e Evropës nuk mund të dështojnë edhe për hir të Ballkanit.

Ai tha se për vendet evropiane është një kujtim i largët, por për vendet e Ballkanit është një kujtim dhe një plagë e afërt.

Rama: Jam shumë mirënjohës për mundësinë për t’ju drejtuar për një çështje shumë të rëndësishme të drejtësisë. Nuk kam ardhur këtu kryesisht për Shqipërinë, edhe pse tema që dua të ndaj me ju lidhet me Shqipërinë. ajo që dua të them është diçka që ka lidhje me të shkuarën dhe të ardhmen e vendit. Ta kthehesh një histori konfliktit në një histori bashkëpunimi kërkon jo vetëm besim me udhëheqësit dhe qytetarët, por edhe një besim tek institucionet ndërkombëtare. Nëse këto institucione dështojnë të japin drejtësi humbja për ne është po aq e madhe sa humbja e viktimave. Ky është një dëm për gjithë bashkësinë e popujve.

Nëse institucionet dështojnë kjo goditje mund të jetë fatale. Për ju lufta është një kujtim i largët ndërsa për ne një plagë që rrekemi ta shërojmë. Nënë ombrellën e madhe të këtij institucioni faktet kurrë nuk duhet të merren lehtë dhe nuk duhet të cenohen. Institucionet ndërkombëtare në dekadat e funit kanë luajtur një rol të rëndësishëm.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.