Rama: Ku janë organet e trafikuara? Ka shqiptarë që mendojnë se unë jam agjent i Serbisë

Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se politika ndërkombëtare duhet të kthesë besimin në vete lidhur me trafikimi e organeve.

Ai u shpreh se Serbisë do t’i duhet kohë që të mësohet me këto të vërteta të Kosovë dhe shtoi se të dyja vendet duhet të shohin nga e ardhmja së bashku.

Rama: Ku janë organet që janë trafikuara? Sepse nuk ka. Nuk është e pataktë që tu kërkosh të gjithëve që ju që të politika ndërkombëtare të vërë në vend besimin e njerëzve tek ata. Nuk është e pataktë që të ndash me ju fakte. Sigurisht që Serbia është e tronditur sepse do t’i duhet kohë që ta njohë këtë dhe të jetojë me të. I duhet që të njohë Kosovën dhe të bëjë një të ardhme të përbashkët.

Nuk jam këtu për të mos respektuar Serbinë. Ka shumë njeri në Kosovë dhe Shqipëri që mendojnë se unë jam agjent serb, por është mirë që t’i shërbesh të vërtetës. Unë përfaqëson këtu të vërtetën e kombit tim. Imagjinoni çdo shqiptar që haset me këtë lajm të rremë me trafikimin e organeve. Kam dëgjuar një kolegun tuaj që kishte frikë se një person i huaj që kishte humbur në mal mund t’i ishin hequr organet. Kështu e vrasin të vërtetën stereotipat. Nuk i tërheq asgjë atyre që thash.

Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.

Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.