Rama KiE-së: Mësojeni ta shkruani Kosovë e jo Kosovo, Ukraina sot si Kosova dikur
Nga Strasburgu, kryeministri Rama në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës tha se Nisma e Ballkanit të Hapur është një përpjekje për të realizuar aspiratat e procesit të ngrirë të Berlinit.
Ai u shpreh se nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë ashtu sikurse pretendon Putini, por shtoi se paralele mund të hiqen me Kosovës dhe Ukrainës.
Rama: Në Ballkan jemi të vetëdijshëm. Nisma e Ballkanit të Hapur është një përpjekje për të realizuar aspiratat e procesit të ngrirë të Berlinit pa asnjë pengesë dhe vonesë. Duam të bashkojmë forcat për të përballur krizat që janë më të mëdha se ne. Po ashtu edhe një dëshmi konkrete se pakuptimtë është që tu rrimë pas fantazmave të së shkuarës. Kështu duam ta shohim Ballkanin, jo më një fuçi baruti, dhe një peng i së shkuarës.
Mënyra se si merremi me të shkuarën është thelbësore, që e gjitha kjo të jetë e mundur. E shkuar nuk mund të shuhet. Si e thërrasim këtë të shkuarës dhe cilat të vërteta vëmë në dukje, dhe si të tjerët na perceptojnë kanë vlerë. Këtu vij tek çështja kryesore që dua të ngre sot këtu. Nuk ka dyshim se të gjithë e keni vënë re sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele me Kosovës dhe Krimesë. Ky është një spekulim dhe nuk ka paralele mes dy vendeve, por ka një paralele mes Kosovës dhe Ukrainës. Prandaj do të ishte mirë që t’i mësoni institucionet e tjera që ta shkruajnë emrin e Kosovës Kosovë dhe jo Kosovo.
Shqipëria i kërkoi sot (12 tetor 2022) Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës që të rishqyrtojë rezolutën e mbështetur në raportin e të dërguarit Dick Marty, sipas saj të pabazuar dhe të paprovuar, ku shprehen pretendime se ish drejtues të UÇK-së të jenë përfshirë gjatë luftës së vitit 1999 në trafikim organesh njerëzore, i shtrirë edhe në Shqipëri.
Raporti i të dërguarit Dikc Marty ishte pikënisja, që çoi në ngritjen e Gjykates së Posaçme për krime lufte në Kosovë, me seli në Hagë dhe nisjen e një procesi, që vuri nën akuzë disa nga ish drejtuesit më të lartë politik në Kosovë.
