SHBA-të të pakënaqura me drejtësinë: Duhen rezultate në luftën kundër trafikut njerëzor
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk ua kursuan kritikat në sy përfaqësuesve të institucioneve ligjzbastuese në vend për sa i përket zbulimit dhe dënimit të personave që merren me trafikimin e qënieve njerëzore. Në tryezën e organizuar nga OSBE-ja, Zv. Shefi i misionit Amerikan, Damian Smith kërkoi më shumë rezultate.
Zv Shefi i misionit Amerikan, Damian Smith kritikoi drejtësinë për sa i përket zbulimit dhe dënimit të përsonave që merren me trafikimin e qënieve njerëzore.
Ai u shpreh se SHBA-ja kërkon më shumë rezultate deri në zerimin e kësaj vepre penale.
"Shqipëria ka bërë përparim në ndjekjen e trafikantëve kohët e fundit, por mbetet ende punë për tu bërë.
Raporti i Departamentit Amerikan të shtetit për trafikim e personave ka bërë disa rekomandime për Shqipërinë.
Rritje të ndjekjes penale dhe dënimeve për trafikantëve, rritja e rolit aktiv të popullatave të cënueshme nga zyrtarët e vijës së parë dhe institucionalizimi i trajnimeve nga ana e ligjzbatuesëve, prokurorët për të treguar vendosmëri të qëndrueshme për të ndaluar trafikimin," tha ai.
Në të njëjtën linjë ishte edhe zv. minsitrja e Brendshme Romina Kuka, e cila u shpreh se problem mbetet drejtësia penale.
"Duhet që secili nga ne të kontribuojë duke sjellë praktikat pozitive në bërjen ballë të këtij fenomeni për një koordinim më të mirë midis tyre për një qasje efektive e proaktive për identifikimion dhe referimin, menaxhimin e rasteve të trafikimit, ndjekjen penale dhe dënimin e trafikantëve duke dhënë drejtësi për viktimat," tha ajo.
Punonjës të policisë, prokurorë dhe gjyqtarë do të jenë pjesë e trajnimit nga OSBE-ja.
Fokusi është marrja sa më shumë e informacione për këtë fenomen, si dhe ngritja e strukturave që merren me hetimet e këtyre veprave penale.
