Susaj: Në universitete nuk ka shumë profesionistë, duhen vlerësuar ato që janë

Lush Susaj profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai, u shpreh se në vendin tonë mugesë pedagogësh nuk ka.

Lush Susaj: Mungesë vendesh, sepse për fat të keq këtu shkelen të gjitha kriteret e marrjes së njerëzve në punë dhe sikur të gjithë pedagogët me lënë punën sot nesër janë të zevendësuar. Realisht këtu nuk ka aq shumë profesionistë sa me i paguar 800 euro titullin profesor, doktor edhe pastaj me i kërkuar të bëjë punë.

"Me 800 euro nuk mund ta bëjë punën ashtu siç duhet bërë dhe pastaj vjen problemi siç është gjendja sot.", tha ai.