Bogdani: Primaret për garën e pushtetit lokal dhe listat e hapura për zgjedhjet e pushtetit qendror
Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, Gert Bogdani nga PD u shpreh se Primaret janë një mekanizëm për garën e pushtetit lokal.
Ai tha se duhen lista të hapura për garën e pushtetit qendror dhe të jetë si alternative me program për rregullimin e jetës së qytetarëve.
Bogdani: Shqipëria nuk e ka nivelin e demokracisë amerikane. Rrezikohet që mund të hapet një derë për ndikim të jashtëm. Primaret janë një mekanizëm për garën e pushtetit lokal. Duhen edhe lista të hapura për pushtetin qendror. Unë besoj se për një parti në opozitë duhen lista të hapura.
Votuesit votojnë alternativën dhe të votojnë nëse ke një program që ua rregullon jetën atyre. Një forcë në opozitë ka 36 kuaj beteje në Tiranë dhe mund të dalë dikush i pari me vota. Listat e hapura janë shumë të rëndësishme. Primaret janë një sens i këtyre listave për zgjedhjet lokale.

