“Nuk më del rroga”, Susaj: Këtu i’a dalin ato që i bëjnë fresk qeverisë

Lush Susaj profesor në Universitetin Bujqësor të Tiranës në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai, u shpreh se në të gjithë universitetet mund të angazhohen ata që i bëjne fresk qeverivë.

“Në të gjithë universitetet mund të angazhohen ata që i bëjne fresk qeverivë. Që rrinë pas ministrave edhe marrin ndonjë projekt edhe marrin benefitet dhe këta nuk kanë arsye të vijnë në protestë. Këta firmosin në 5 apo 6 vende  marrin 40-50-60 mijë euro në vit. Ndërsa një professor merr 10 mijë euro. Unë nuk i’a dal me rrogën që marr.", tha  Susaj.