Përplasen dy makina në Durrës, tre të plagosurit në spital

Një aksident ka ndodhur orët e para të mëngjesit në lagjen Nr. 13 në Durrës ku dy automjete janë përplasur.

Për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

"Në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin M. Q., 25 vjeç, ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin F. S., 29 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesët e automjeteve dhe pasagjerja shtetësia V. B., 23 vjeçe, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.