Lapaj: Shqipërisë i duhen referendumet me ligj, këta e kanë vrarë garën me 12 zona elektorale

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, aktivisti Adriatik Lapaj u shpreh se bashkim në PD është një sajim nëse s’ka një të ardhme politike.

Ai shtoi se Shqipëria ka nevojë për ligj për referendumet dhe duhet të jetë kusht i pangociueshëm dhe hapje të garës.

Lapaj: Demokratët janë shumë të vonuar. Mendoj se ky bashkimi do të jetë një sajim. Ajo që unë shoh me rëndësi për të ardhmen politike të vendit është boshti i vendimmarrjeve që kanë rendësi për gjithë vendit. Mund të bashkohen për disa kandidatë, por ama çfarë ndodh nesër.

Shqipëria ka nevojë për ligj për referendumet dhe duhet të jetë kusht i pangociueshëm. Po ashtu hapje të garës. Pushteti i paska bërë zonat në atë mënyrë që të fitojë. Këta e kanë ndarë Shqipërinë në 12 zona elektorale për të vrarë çdo mundësi që të garojë çdokush tjetër përpos këtyre.