Rrumbullaku: Krimi i organizuar kërkon jo vetëm të pasurohet, por dhe të sfidojë drejtësinë
Drejtori i Përgjithsëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar sot në prezantimin e projektit të OSBE kundër trafikimit të qenieve njerëzore se krimi i organizuar në Shqipëri kërkon të sfidojë drejtësinë dhe rendin në vend.
Nuk lidhet vetëm me pasurimin e disa personave apo grupeve kriminale, tha ai , por shkon më tej.
"Akademia e sigurisë duhet të zbulojë duke rritur kapacitetet e stafit akademik dhe duke sigururar programe afatgjata trajnimi dhe përmirëim të kurrikulave.
Jemi të ndërgjegjshëm që institucionet e drejtësisë penale kanë një mision të rëndësishëm:
Atë të përballjes me krimin e organizuar i cili nuk kërkon thjesht pasurimin e disa personave apo grupeve kriminale, por kërkon të sfidojë drejtësinë, rendin e sigurinë e kërkon të pengojë zvhillimin demokratik të vendit," tha Rrumbullaku.
