Baçi: Bisedimet i shoh si një blof të radhës, ka akoma deputetë të pezulluar nga Basha

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputeti demokrat  Luan Baçi tha se nëse ka dashamirësi, deputetët e PD-së duhet të janë pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Ai theksoi se tratativat për bisedime për zgjedhje lokale janë një blof i radhës, pasi ka akoma deputetë  të pezulluar nga Basha apo edhe të përjashtuar.

Baçi: Me çfarë sigle do të futemi në zgjedhje? Si do të zgjidhen kandidatët? Këto janë arsye që unë i kam përmendur më parë. Nëse ka dashamirësi, pse të gjithë deputetët e PD-së nuk janë pjesëmarrës në mbledhjen e Këshillit Kombëtar ku bëhen propozime.

Këtë e shoh si një blof të radhës ashtu sikurse janë bërë më parë. Shoh vetëm deklarata televizive dhe shoh vija të kuqe të paimagjinueshme. Ka deputetët të PD-së që janë akoma të pezulluar akoma nga Basha apo edhe të përjashtuar.