“Duhet ndëryrje në pagat e pedagogëve", Kovaçi: Nga viti 2019 po kërkojmë mbështetje
Kryetari i Sindikatës së punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë Sandër Kovaçi në një intervistë në Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se inicimi për plotësimin e kërkesave të pedagogëve ka nisur që në vitin 2019. Ai tha se
Sandër Kovaçi: Në fakt që në vitin 2018 me grevën e studentëve, sindikata në kuadrin e mbështetjes së studentëve shpalli dhe pikat e saj që mendonte se janë të qenësishme për kohën. Nuk patëm asnjë përgjigje nga kryeministri apo autoritetet, rektorët dhe ministrja përkatëse në atë kohë. Pastaj në vitin 2020 dhe 2021 përkatësisht gjatë nëntorit e paraqitëm pranë Komisionit të Edukimit dhe Medias dhe aty nuk gjetëm përkrahje.
"Kështu që erdhi 2022 ku u bë takim në ministrinë e Arsimit dhe aty nuk pat ndonjë premtim të kërkesave. Në këtë prizëm erdhi situata në muajin korrik ku qeveria vendosi të rriste pagën e mësuesve me 6.7% por profesorati kishte ngelur në një stanjacion dhe ne shprehëm shqetësim në këtë rast dhe theksuam se duhet se s’bën të ndërhyrjet në pagat e profesoaratit."
