Dhe studentët duan ndihmë, Tabaku: Të jepet asistenca prej 100 eurosh, lehtëson shpenzimet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Tetor 2022, 21:58
Gevio Tabalu, student dhe aktivist i Qëndresës Qytetare në një intervistë për Ora News me gazetaren Sonila Musai u shpreh se studentët vijojnë të jenë në kërkim të një asistence prej 100 euro për të përballuar shpenzimet.
Gevio Tabaku: Ne jemi në kërkim të vazhdueshëm që të jepet kjo asistencë që është shumë modeste. Të paktën të ndihmon në ato shpenzime bazë që ka gjithësecili kur vjen nga një qytet tjetër dhe vendoset në Tiranë si student. Minimalisht lan kaparin e qerasë por është një shpenzim që ty të hiqet nga ajo mbështetje.
