Çupi: Përfaqësojmë gjysmën ne popullsisë në Kuvend, por mazhoranca na kundërshton me kartonët

Në “Ora e Betit” në RTV Ora, nga Beti Njuma, deputetja demokrate Dhurata Çupi tha se PD përfaqëson gjysmën e shqiptareve dhe në parlament kanë 61 deputetë që prapojnë ligje

Ajo shtoi se pasur një raport të ekspertëve të PD-së për reformën territoriale, me të gjitha gjetjet që janë hasur në këto vite, por që PS nuk e pranon.

Çupi: PD përfaqëson gjysmën e shqiptarëve dhe ne në parlament kemi 61 deputetë që propozojnë ligje dhe fusim amendamente. Jemi një opozitë aktivë përpos problemeve që kemi. Mazhoranca ka dhe del përpara me numrin e kartonëve dhe nuk na jep asgjë.

Ne kemi pasur një raport të ekspertëve të PD-së për reformën territoriale, me të gjitha gjetjet që kemi hasur në këto vite. Një koleg i imi social më tha se PS është zënë ngushtë që nuk do ta pranojë këtë raport. Ajo që bëri PS në 2016 ishte një hile për t’i marrë zgjedhjet në tavolinë.