Stambollxhiu: Studentët të detyruar të punojnë për të përballuar shpenzimet

Studentja Megi Stambollxhiu në një intervistë me gazetaren e Ora Neës Sonila Musai tha se pjesa më e madhe e studentëve është e detyruar të punojnë për të lehtësuar shpenzimet që familja ka ndaj tyre.

Stambollxhiu: Studentët sakrifikojnë disa orë mësimi për të punuar. Madje kur doli lajmërimi nga ministria që dhe leksionet do marrin mungesa pati goxha reagime të ashpra nga vetë studentët. Pat të tilla reagime për shkak se ato pak orë leksione që ofrohen dhe janë opsionale pjesëmarrja e studentit shfrytëzohet për të punuar apo për të fituar diçka plus në mënyrë që të mos u bëhen barrë totalisht familjes.