Ambulanca ngec në oborrin e QSUT-së, bllokohet mes makinave, VIDEO
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Tetor 2022, 11:47
Një prej ambulancave të urgjencës së QSUT është bllokuar për disa minuta brenda oborrit të institucionit si pasojë e trafikut të rënduar dhe mungesës së hapësirës së lëvizjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 kur ambulanca e urgjencës është nisur nga QSUT për të shkuar në një rast ndihme mjekësore, por si pasojë e kaosit në oborrin e qendrës spitalore ka ngecur në trafik.
Problematika me hapësirat në oborrin e QSUT vazhdon tashmë prej disa vitesh ndërkohë që edhe vendet e kufizuara të parkimit janë bërë shkak për qëndrimin e mjeteve në hapësirën e rrugëve duke i bllokuar ato.