Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe baste sportive, dy të arrestuar në Tiranë
Dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë në ambjentet e një lokali të përshtatur për lojëra fati e baste sportive.
Me finalizimin e operacionit Game over"u arrestuan:
- S. Xh., 56 vjeç, banues në Tiranë, pronar i një lokali në rrugën "Muhamet Deliu";
- F. S., 48 vjeç, banues Tiranë, pronar i një lokali në rrugën "Tre Dëshmorët".
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit Xh. A., 20 vjeç, dhe S. S., 17 vjeç, banues në Tiranë.
"Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasit S. Xh., dhe F. S., kishin përshtatur lokalet e tyre, për organizimin e lotarive të palejuara, dhe gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, shtetasit S. Xh., F. S., Xh. A., dhe S. S. u kapën në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet basteve sportive," njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 4 aparate celulare dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e palejuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.