Djegia e automjetit, Buçi: Ishte mesazh nga motrat Arapi, iu vu flaka në të njëjtën orë me makinën e tyre

Pronari i makinës së u dogj sot në Devoll, Marsel Buçi puhuar gjatë një komunikimi me telefon se ka dyshime të forta që makina është djegur nga motrat Arapi.

"Nuk kam konflikte me persona të tjerë. Motrat më kanë akuzuar për djegien e makinës, por unë nuk kam gisht në atë ngjarje.

Makina mu dogj në orën që është djegur edhe makina e vajzave, çfarë më bën të mendoj që mesazhi për mua është i qarte," u shpreh ai.

Policia ka shoqëruar rreth 15 persona në komisariatin e Devollit, për t’u marrë deklarimet lidhur me djegien e mjetit.

Policia gjithashtu ka sekuestruar edhe kamerat e sigurisë të shtëpisë së Marsel Buçit, por edhe të shtëpive afër me vendin e ngjarjes.

Djegia e automjetit, Buçi: Ishte mesazh nga motrat Arapi, iu vu flaka
Marsel Buçi dhe makina e djegur