Gruaja bën për spital burrin në Durrës, të moshuarit rrihen për legalizimin e shtëpisë

Një grua 74 vjeçare në Durrës bëri për spital bashkëshortin 4 vjet më të madh në moshë, ndërsa e plagosur përfundoi edhe vetë. Sipas të dhënave, burrë e grua u konfliktuan për një cështje pronësie.

Një çift bashkëshortësh të moshuar në Durrës e bënë njëri-tjetrin për spital.

Protagonistë të ngjarjes ishin Asije dhe Ahmet Stafa, 74 dhe 78 vjeç.

Siç njofton policia burrë e grua u përplasën fizikisht dhe goditën njëri-tjetrin me sende të forta.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Për pasojë të dy morën plagë në pjesë të ndryshme të trupit, siç tregojnë pamjet e dërgimit të 78 vjeçarit në spital.

Asije dhe Ahmet Stafa banojnë në këtë pallat në lagjen 11 në Durrës, i cili sipas burimeve ka probleme me pronësinë, pasi ndërtuesi ka ndërruar jetë.

Në këto kushte, banorët përfshirë edhe dy të moshuarit kanë nisur përpjekje personale për legalizimin e shtëpive.

Problematika me dokumentet dhe debatet për përgjegjësinë për këtë situatë, mësohet se ishte bërë shkak për konflikte të vazhdueshme mes bashkëshortëve, deri sa këtë të hënë ata u rrahën me njëri-tjetrin.

Burrë e grua morën ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit nga ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndërkohë thotë se po punon për të zbuluar shkakun e konfliktit mes çiftit që rrezikoi të përfundojë në një krim në familje.

Gruaja bën për spital burrin në Durrës, të moshuarit