Veliaj i plehrave dhe i betonit
Erion Veliaj ka nisur fushatën për mandatin e tretë, ndërkohë që harron se prej 7 vitesh në krye të punëve të qytetit firmat e tij në zyrë I përdori për beton, ndërtime dhe plehra, në një kohë që banorët I zhdëpi me premtimet e bukura për parqe dhe pyje orbitale. Kronika në vijim ju njeh me premtimet e pambajtura të Erion Veliajt, cili vijon t’i rikthejë sa herë ka zgjedhje.
Erion Veliaj duket i dehur sa s’ka nga pushteti që i është dhënë si i birësuar në Partinë Socialiste, e cila nën drejtimin e Edi Ramës e tërhoqi nga nëntëdhjetë e nënçat e dikurshëm duke e katapultuar atë në ministri e më tej në bashki. Në fakt një histori politike fotokopje e asaj të kryetarit të saj. Por tashmë Veliaj nën efektet dehëse të pushtetit, ashtu si idhulli i tij, nuk ngurron të shantazhojë këdo që ka kundër.
Por të kthehemi pak pas në kohë. Ashtu si Gjinoja i famshëm, fitimet e para ekonomike thoshte se i kishte nga të ardhurat që siguronte duke shitur fiq, duke e kthyer veten në simbol të arritjeve të tij, fiks si në komedinë e luajtur mjeshtërisht nga aktorët e periudhës soc-komuniste “Përrallë nga e kaluara”.
Po a është pjekur Veliaj pas nëntë vitesh në pushtet, prej të cilave 7 në krye të Bashkisë së Tiranës, ku të parin e mori nga PS-ja e të dytin pa konkurrent përballë edhe pse nuk e votoi as administrata e tij. Tashëm të tretin e kërkon me refrene të dala boje. Kujtojmë që në vitin 2015 premtoi vetëm parqe.
I dyti ishte premtimi për plehrat. Dhe këtë jo vetëm që nuk e mbajti, por e shndërroi në një sektor vdekje-prurës që nuk kurseu asnjë fëmijë. Pikërisht në pirgjet e mbeturinave të Sharrës humbi jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj pak vite më parë. Por sërish Veliaj qëndroi stoik me politikën e plehrave, duke e shndërruar atë aferën miliona euroshe, aq sa dhe KLSH-ja tha se paguan për një punë që nuk kryhet. Por cila është arsyeja vallë?

