Koti sqaron njëherë e mirë takimin me Kim: Nuk ka përmendur asnjëherë Berishën, takimi ishte institucional
Ka një pretendim se ambasadorja amerikane ju ka kërkuar arsyet pse anëtarët e PD mbështesin një person non grata, duke ju drejtuar zotit Berisha. Por sa e vërtetë është kjo, që aludohet në media dhe sa vetë Shalsi e tha publikisht.
Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Sorina Koti e ka sqaruar një herë e mirë këtë aludim.
Sipas Kotit Shalsi ka tentuar të hap disa herë çështjen e zotit Berisha në takim, por ambasadorja në asnjë moment nuk e ka vijuar çështjen në fjale.
Sorina Koti: Është totalisht e pavërtetë. Ambasadorja në asnjë moment nuk e ka përmendur Berishën kryetarin e PD. Ka qenë një takim institucional midis Komisionit të Ekonomisë dhe Ambasadës Amerikane. Nëse Shalsi ka tentuar disa herë të përmend problemet e PD, problemet tona të brendshme, por kjo nuk do të thotë se nuk bëjmë opozitë. Shalsi ka tentuar të hap disa herë çështjen e zotit Berisha në takim, por ambasadorja në asnjë moment nuk e ka vijuar çështjen në fjale. Shalsi ka dashur të intimidojë ambasadoren apo të japi n publik mesazhin që opozita është e përçarë por këta janë çështje të brendshme që ambasadorja nuk i ka përmendur aspak.
