Uji që Veliaj harron ta sjellë, në janar 2019 rriti çmimin e ujit, në shtator 2022 vazhdon premtimin “ujë 24 orë”
Furnizmi 24 orë orë në ditë me ujë vijon të mbetet një ëndërr e banorëve të kryeqytetit, të cilët nga fushata në fushatë ju duhet të përballen me shakatë e kripura të Erion Veliajt, i cili prej vitit 2015 përsërit të njëjtin premtim, që shuhet pas çdo procesi zgjedhor.
Premtimi për furnizimin me ujë 24 orë të Tiranës është një tjetër shakapremtim i Erion Veliajt për Tiranën.
Një nga deklaratat, pasi la MJAFT dhe G99 e ka bërë në vitin 2017, kohë kur rriti dhe çmimin.
"Në 5 vjet do të kemi 24 orë ujë."
Por si është situata sot? Kryeqyteti vuan nga mungesa e ujit, madje njësoj si në vitin 2004 kur mjaftisti Veliaj protestonte me bidonë mbi kokë për mungesën e ujit.
Jo vetëm Kryebashkiaku, por dhe familjet luten si qëmoti me legenë në duar të bjerë shi e të mbushin për tu larë të paktën të dielën.
Edhe depozitat mbi pallate kanë ngritur duart në qiell me lutjen të mbushen së paku kur bie shi.
Tërmeti i 26 nëntorit zgjoi dhe Veliajn. Duke qenë se nuk akuzonte dot Perëndinë për rrezikun nga rrëzimi i tyre prej lëkundjeve të mëdha, premtoi që shpejt do të hiqeshin, pasi ujë do ketë 24 orë.
"Jetojmë në një qytet ku jo vetëm ka ujë 24 orë por nuk i mbajmë sytë nga tavani se mos na bie gjithë depozita dhe na zë brenda."
Por a u realizua edhe ky angazhim?
Nga premtimi i vitit 2022 kanë kaluar 5 vite, janë marrë miliona nga çmimi i rritur dhe miliarda kredi. Por ku shkuan fondet?
Në janar 2019 rriti çmimin e ujit.
Në shtator 2022 i vazhdoi premtimit për ujë 24 orë.
