Alqi Bllako në shtëpi, çfarë pritet të ndodhë me deputetin, rikthim në politikë apo në qeli?

Me ndryshimin e masës së sigurisë ish-deputeti i PS-së është lënë i lirë pas gjashtë muajsh nën arrest për aferën e incineratorëve.

Megjithatë vijmësia e hetimeve mund të ndryshojë edhe masën e tij të arrestit.

"Nëse gjenden prova të tjera për implikimn e tij tek incineratorët, nuk përjashtohet mundësia që ai të rikthehet në burg.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Pas hetimeve priten edhe lëvizjet e SPAK, kjo sa i përket fletëarresteve, kjo dhe për shkak se prokuroria ka pritur të mbarojë hetimi i incineratorëve të nisur më parë, për tu marrë edhe me incineratorët e Tiranës ku implikohet dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Nga ana tjetër nga burime jozyrtare bëhet me dije se afera e incineratorëve është nën hetim të vazhdueshëm, pasi edhe oficerët e PKH-së janë ato që po mbledhin prova dhe fakte të reja që do ti duhen prokurorëve në këtë skandal të përfshirë edhe zyrtarë," raportoi gazetari i Ora News Edison Vatnikaj.

Gjykata vendosi lirimin e ish-deputetit Bllako më 6 tetor 2022, vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte dhënë më parë edhe vendimin e arrestit për ish-funsionarin socialist. Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në "arrest shtëpie" me argumentin se i pandehuri ka fëmijët sëmurë, ndërsa SPAk reagoi kundër vendimit dhe deklaroi se do ta apelojë.