PL: Qeveria Rama vetëm ju vjedh, reagimi qytetar e vetmja zgjidhje
Partia e Lirisë e quan skenar mafioz rritjen e çmimit të naftës. Petrit Vasili, tha se qeveria dhe oligarkët janë pjesë e Bordit pasi ata përfitojnë financiarisht ndërsa kosto reale e paguajnë qytetarët.
“Dje, Bordi i Hajdutëve e rrit çmimin në plot 245 lekë apo 2450 lekë të vjetra për litër duke e rritur brenda një dite 20 lekë. Në të njëjtin moment që në Shqipëri qytetarët përballen me këtë situatë kaq të rëndë, në Maqedoni nafta shitet 600 lekë më pak, pra 1850 lekë, ndërsa në Kosovë 1950 lekë, pra 500 lekë më pak dhe 1970 lekë në Malin e Zi. E gjithë barra e rritjes së çmimit është hedhur nga qeveria dhe Edi Rama vetëm mbi kurrizin e qytetarëve.
Qeveria së bashku më oligarkët që janë pjesë e Bordit të Hajdutëve janë dy të fituarit e mëdhenj sepse qeveria mbush arkën, ndërsa oligarkët mbushin xhepat e tyre sigurisht duke mbushur dhe xhepat e qeverisë” deklaroi deputeti Petrit Vasili në një deklaratë për median nga selia e Partisë së Lirisë.
Vasili thotë se koha nuk pret, e duhet reaguar sa më parë për të ndalur përfundimisht shkatërrimin e vendit, shpopullimin e tij dhe zhbërjen e Shqipërisë.
Petrit Vasili: “Qytetarët duhet ta kenë shumë të qartë se qeveria vetëm i vjedh pa mëshirë sepse I ka të gjitha mundësitë për ta ulur çmimin e naftës.
Reagimi qytetar është e vetmja zgjidhje përballë kësaj vjedhjeje që nuk ndalet për të vënë në vend të drejtat e qytetarëve të cilët kanë të gjithë të drejtën kushtetuese të mbështeten dhe jo të vazhdojnë të zhvaten nga qeveria e tyre. Reagimi qytetar është e vetmja përgjigje ndaj mafioze që grabisin në mënyrë të pacipë dhe që po rrëojnë jo vetëm ekonominë familjarëve të qytetarëve por edhe të gjithë ekonominë e vendit.
Është shumë e qartë që reagimi qytetar mund të shpëtojë vendin nga kolapsi dhe gremina ekonomike që po ndodh sepse rritja çmimeve ka ulur dukshëm konsumin dhe ka sjellë dhe pos jell edhe falimentimin në mase të biznesit të vogël dhe të mesëm”
Ligjvënësi i Partise se Lirise, propozon heqjen e taksës së qarkullimit dhe të karbonit , nje nisme kjo e prezantuar para disa muajsh.