Veliaj gënjen për investimet, çfarë shkruhet në rrjetet sociale të bashkisë nuk rezultojnë në terren

Në faqen zyrtare të bashkisë Tiranë kryebashkiaku Erion Veliaj reklamon rrugë të asfaltuara por në terren situata është ndryshe. Ora News ishte në Rrugën e Kokonozëve dhe rrugën "Dalip Topi" ku në fakt nuk është kryer asnjë punim duke e nxjerrë në gënjeshtër Veliajn.

Kur na ndajnë më pak se tetë muaj nga zgjedhjet lokale, bashkia Tiranë duket se ka nisur punën të paktën në rrjetet sociale.

Atje, në rrjetet sociale kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj promovon të gjitha rrugët që ka shtruar kohët e fundit. Një ndër to është edhe "Rruga e Kokonozëve"

Ora News shkoi në këtë rrugë ku rezultoi se nuk ka asnjë tabelë që po kryhen punime apo asnjë shenjë ndërhyrje në infrastrukturë.

Por "Rruga e Kokonozëve" është dhe aksi kryesor urban.

Ndodhur në këto kushte ne nuk dimë se për cilën rrugë e ka pasur fjalën kryebashkiaku Veliaj në fakt po i rikujtojmë se rruga e kokonozëve e cila është ky segment këtu ka qenë e asfaltuar.

Një tjetër rrugë e reklamuar në faqen e bashkisë si e asfaltuar ka qenë edhe Rruga "Dalip Topi" e cila duket se nuk ka ndërhyrje

Apo mos vallë kryebashkiaku i Tiranës e ka pas fjalen për gropën e vogël, apo një gropë tjetër.

Por dhe nëse e ka pasur fjalën për këto dy gropat e vogla në rrugën "Dalip Topi" është vendi për ti rikujtuar kryebashkiakut se banorët atje kalojnë rrugën me vështirësi nga pellgjet në kohë me shi.