Bogdani: Veliaj e ka rritur çmimin e ujit me 44%, e sfidoj që të pijë nga rubineti i bashkisë

Për Gerti Bogdanin, në fillim duhet të flasë SPAK dhe të mbarojë hetimet dhe më pas të vazhdohet me ndërtimin e Teatrit kombëtar.

Në një intervistë për RTV Ora, ai u shpreh se  zona pas Operas ishte ndër të vetmet që ka ngelur të gjelbërta në kryeqytet dhe ajo tashmë do të bëhet me kulla.

Bogdani: Veliaj jo vetëm që nuk ka sjellë 24 orë, por mesa duket nuk i ka sjellë as në muaj kaq, ai madje ka rritur çmimin e ujit. Nëse çmimi para se të vinte ai në bashki çmimi i ujit ishte 44 lekë për metër kub, sot çmimi është 64 lek për metër kub. Pra, 44% më i shtrenjtë për banorët e Tiranës. ajo që është më e rënda është cilësia e ujit, sepse qytetarët detyrohen që të blejnë ujë të paketuar. Ai e ka pranuar vetë që shkon dhe e blen vetë ujin. Pse nuk shkon të pijë ujë nga rubineti i bashkisë së Tiranës. të dalë me ato 30 kamerat në bashkinë e Tiranës dhe të pijë.

Shumë nga tenderat e bashkisë janë shënuar me flamur të kuq, pasi bëhen pa garë. Ka edhe tendera që bëhen nga 3-4 herë sikurse po bën me korsinë e biçikleta. Hapin kanale nëpër rrugë duke shkaktuar zhurmë dhe ndotje, por edhe para të çuara dëm. Edhe shkollat i bën nga 3-4 milionë euro, ndërsa BE-ja në Shqipëri i bën me 680 mijë euro një shkollë. Bashkia abuzon dhe ka transparencë zero.