Gjirokastër, 20 vjeçari kapet me 10 emigrantë në makinë, merrte 300 euro/person
Një 20 vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Gjirokastër, pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm.
I riu i identifikuar si Franko Ramazani po lëvizte me mjetin e tij tip "Benz" kur u ndalua nga policia.
Me finalizimin me sukses të operacionit policor të koduar "Road Guard 43", u arrestua në flagrancë shtetasi F. R., 20 vjeç, banues në Peqin.
"Arrestimi i shtetasit F. R. u bë pasi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin nacional Tepelenë-Gjiirokastër, në vendin e quajtur "Kthesa e fshatit Luzat", duke transportuar me automjetin tip "Benz", 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person," njoftoi policia.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare.
