Vëllezërit Beqiraj tregojnë atentatin ndaj Geron Hasanbelliut për 100 mijë €: I thashë nuk vras të martën se e kam ters

Të tjera detaje janë zbuluar nga rrëfimi i dy vëllezërve Indrit dhe Gentian Beqiraj.Sipas të dhënave për vrasjen e Geron Hasanbelliut, Ilirjan Feçi u kishte premtuar një shumë prej 100 mijë eurosh. Pavarësisht ndjekjes për 10 ditë vrasja nuk u realizua. Po ashtu vëllezërit kanë folur edhe për rrëmbimin që erdhi nga njerëzit e Rrumit të Shijakut.

Vëllezërit Indrit dhe Gentian Beqiraj, të cilët u arrestuan në kaudër të operacionit "Porositësi" kanë rrëfyer për prokurorin Bledar Bejko planin që kishin marrë për të vrarë Geron Hasanbelliun.

Në dëshminë e Indrit Beqiraj e siguruar nga OraNews tregon se Ilirian Feçi u kishte premtuar një shumë prej 100 mijë euro për ta ekzekutuar Geron Hasanbelliun.

Ilirjan Feçi dhe Kevin Zeneli, sipas tyre, e kishin ndjekur dy-tre herë Hasenbelliun për ta vrarë, por nuk ia kishin dalë ta ekzekutonin.

"Më dhanë 2 mijë euro, mora një banesë me qira afër zonës Don Bosko, tek lokali "F..... Për 10 ditë e kemi ndjekur në distancë prej orës 7:30. Ilirjani kërkonte me insistim ta kryenim vrasjen.

Mësuam se Geroni Hsanbelliu vinte në atë lokal rreth orës 17:30," ka deklaruar Indrit Beqiraj mëson Ora News.

"I thashë të martën e kam ters. Nuk e vras! Do gjuaj të merkurën. Geroni erdhi në mëngjesin e së hënës, piu kafe dhe pasdite s'erdhi më. Diskutuam me vëllain dhe Kevin e dyshuam se na kishte tradhëtuar Ilirjan Feçi. Pasi larguam Feçin pasi dyshonim se na shiti, Kevin foli në aplikacionin "Signal" me "fratelon".

Fratelo ishte Kasandër Noga dhe ai urdhëroi të vrisnim nipat e Geronit meqenëse Geroni s'vinte më në atë lokal. Për nipat do të merrnim 50 mijë euro," tha ai përpara policisë.

Sipas rrëfimit të indirit nipat e Geronit i pikasën në një zonë pranë Astirit, por që nuk kishin kushtet e duhura për ta kryer ekzekutimin.

"I lokalizuam në një dyqan Tabachino pranë zonës së Astirit, por kishte shumë njerëz dhe nuk qëllova. Kevin Zeneli na gënjente për vëzhgimin e 2 nipave të Geronit në kioskën e tyre ‘Astir’.

Zeneli na thoshte s’ka policë pranë kioskës së nipave të Geronit, por ishte e kundërta. Kevin Zeneli na thoshte se nipat e Geronit ishin vetëm, por ata ishin me 4-5 shokë. Hoqa dorë nga vrasja pasi Kevin Zeneli më gënjente, kisha frikë se më shiste," tha ai.

atentatin e ndodhur në 4 janar 2022, në "Don Bosko" u vra gabimisht Erion alias Adriatik Çela nga Dibra dhe u plagosën rëndë, vëllai i viktimës, Blerim Çela dhe daja i tij Edmond Crroi, kamarieri i lokalit dhe një person tjetër.

Do vëzhgonim Rrumin e Shijakut

Vëllezërit Beqiraj kanë dëshmuar edhe për planin e 2 tetorit 2022, ditën dhe kur motori i tyre u zu në pritë, dhe u nxorr nga rruga nga njerëzit e Rrumit që ishin me makina. Pasi janë u konfliktuan njëri prej vëllezërve Beqiraj u rrëmbye me makinë por u lirua 30 minuta pasi Gentiani kishte bërë denoncimin në polici.

"Ishim porositur të mbanim nën vëzhgim edhe Aleksandër Lahon, i njohur me nofkën "Rrumi i Shijakut" por ramë në sy me sa duket. Ishim në fazën e grumbullimit të informacioneve rreth lëvizjeve të tij, si ruhej. E kishte në listën e ekzekutimit. Njerëzit e tij na pikasën dhe me sa duket ne që duhet ta vëzhgonim, u vendos nën vëzhgimin e njerëzve të "Rrumit". Kjo solli edhe ngjarjen në autostradë".

Vëllezërit Beqiraj u arrestuan më 4 tetor 2022 dhe dëshmia e tyre çoi në zbulimin dhe arrestimin e 15 personave si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që merrej me vrasje me pagesë në Durrës dhe në Tiranë. Operacioni u kodua "Porositësi" dhe 5 persona janë ende në kërkim.