FNSH zbarkoi edhe në Vlorë, kontrolle për eksponentë të krimit
FNSH përgjatë mbrëmjes së djeshme ka zbarkuar në Vlorë në mbështetje të policisë së Vlorës.
Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë krehur zonat me risk të lartë.
Ka patur kontrolle për eksponentë të krimit, teksa janë kontrolluar dhe automjete të dyshuara për armë mbajtje pa leje dhe posedim lëndësh narkotike, automjete të shtrenjta apo me xhama të zinj.
Gjithashtu ka patur kontrolle edhe në zona të thella për persona të cilët mund të fshihen në to.
Dyshohet se disa ditë pasi të humbte gjurmët, Ervis Martinaj ka pasur kontakte në Vlorë, konfirmuar edhe nga burime të policisë, raporton gazetari i Ora News Edi Ruçi.
Kontrolle ka patur edhe në bashkinë Selenicë, si zona me rrezik më të lartë për shtëpi bati, kultivim të bimëve narkotike, persona në kërkim.
Deri tani nuk ka të dhëna mbi persona të shoqëruar. Priten konfirmime nga Policia e Vlorës se cfarë është arritur nga aksioni.
