“Dita e vështirë ka ardhur”, Zusi: Destabiliteti politik do të jetë goditja më e madhe në këtë vend
Bordi i Transparencës ditën e sotme vendosi që të rrisë çmimin e naftës me 22 lekë, duke e çuar në 245 lekë për litër nga 223 lekë që ishte.
Eksperti i ekonimisë Alban Zusi thotë se një rritje e tillë e çmim it të karburantit do të reflektohet dh enë rritjen e çmimit të ushqimeve.
Sipas Zusit nëse qëndron logjika e Bordit të Transparencës për rritjen e çmimit të karburantit atëherë duhet që qeveria të ulë barrën fiskale.
Alban Zusi: Do ta shihni te të gjitha ushqimet se si do të ndryshojë çmimi prej rritjes së çmimit të karburantit. Unë do të sugjeroja që bordi menjëherë duhet të bëjë transparente metodikën dhe algoritmin mbi bazën e të cilit e mori këtë vendim sot. Së dyti nëse algoritmi dhe logjika e bordit qëndron dhe i bind njerëzit , qeveria duhet të ndërhyjë që të ulë barrën fiskale të karburantit në mënyrë që ta kthejë në vlera të pranueshme, në të kundërt do të ketë problematika në vend por mbi të gjitha problematika sociale.
Sakaq eksperti i ekonomisë thotë se në një situatë problematike si kjo e tanishmja në të cilën gjendet vendi minimalja që duhet të ketë vendi është stabiliteti politik. Një gjë e tillë sipas ekspertit nuk do të jetë në rast se nuk ulet barra fiskale për bizneset.
Alban Zusi: Çështja qëndron a do të bëhemi të arsyeshëm ti mbajmë bizneset apo të kalojmë në një krizë në një kaos dhe pastaj përsëri do ta ulim barrën fiskale. Në këtë situatë me këto problematika që ka dhe me ato që pritet të ketë, jo vetëm për ne, por për gjithë Europën minimalisht duhet të kemi stabilitetin politik. Nëse do të mbyllen bizneset do të ketë dhe destabilitet politik ajo do të jetë goditja më e madhe në këtë vend. Destabiliteti politik dhe social. Do ta ulim se s’bën barrën fiskale. Duam të akumulojmë para për ti pasur në buxhet për ditë të vështira por dita e vështirë ka ardhur. Çmimi i naftës 245 lekë është dita e vështirë.

