FNSH aksion në Elbasan e Vlorë, 43-vjeçari kapet me lëndë plasëse në makinë, në banesë i gjejnë 500 gr heroinë

Policia e Elbasanit dhe ajo e Vlorës, të ndihmuar nga ekipe të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar aksione gjatë mbrëmjes së të premtes, 7 tetor 2022 në të dy qytetet. Në Elbasan është arrestuar një person i cili posedonte heroinë, ndërs në Vlorë objektivi mbetet ende i paqartë.

Dhjetra forca të policisë së Elbasanit të ndihmuara edhe nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë kryer kontrolle të shumta mbrëmjen e së premtes në disa zona të qytetit.

Policia njoftoi se ka arrestuar 43-vjeçarin Xhafer Deliu i cili është kapur me një sasi të konsiderueshme lëndë narkotike të llojit heroinë.

Deliu ishte nën masën e sigurisë arrest shtëpie, por e kishte thyer atë, ndërsa ushtronte veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndës narkotike.

Gjatë aksionit atij ju sekustruan 525 gram heroinë, ndërsa ai po vuante dënimin për dhunë në familje, ndërsa më herët ishte i dënuar edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare" njoftoi policia.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Momenti i ndalimit

43-vjeçari i dënuar më parë për dhunë në familje kishte thyer dhe masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj informon se policia ka patur informacione se ky shtetas po lëviste gjithashtu dhe me një lëndë plasëse të montuar. Ata ndaluan makinën e tij ku gjetën dhe lëndën plasëse.

Me finalizimin e operacionit policor të koduar "Zaranika" u arrestua Xh. D., 43 vjeç, banues në Elbasan.

Ndërkohë, aksion të policisë gjatë natës ka pasur edhe në Vlorë.

Forcat  Ndërhyrjes së Shpejtë atje kanë kryer dhjetëra kontrolle, ndërsa ende nuk dihet nëse kanë pasur një objektiv të caktuar.

FNSH aksion në Elbasan e Vlorë,  43-vjeçari kapet me