Bogdani: Nuk mund të ndërtohet Teatri pa mbaruar SPAK hetimet, Veliaj vetëm ndërton kulla
Për Gerti Bogdanin, në fillim duhet të flasë SPAK dhe të mbarojë hetimet dhe më pas të vazhdohet me ndërtimin e Teatrit kombëtar.
Në një intervistë për RTV Ora, ai u shpreh se zona pas Operas ishte ndër të vetmet që ka ngelur të gjelbërta në kryeqytet dhe ajo tashmë do të bëhet me kulla.
Bogdani: Veliaj gjatë prezantimi të projektit për Teatrin më shumë fliste për kafenetë që do të bëheshin aty sesa për djepin e kulturës që do të bëhet aty. Duhet të flasë SPAK-u dhe pastaj të vazhdohet me procedurat. Kryetari i bashkisë nuk heziton që të shpenzojë 16 milionë euro me nxitim sepse është në fund të mandatit. Tirana dhe Shqipëria është në krizë ekonomike. Duhet pritur hetimi i SPAK-ut dhe më pas duhet të vazhdohet.
Realisht teatri u hoq nga monument kulture, por në palët e bashkisë me nxitimin për ta prishur, zona e teatrit akoma figuron si zonë e mbrojtur kulturore e qytetit. Prandaj nuk mund të bëhet asnjë veprim dhe të vazhdohen punimet. Ajo zona pas Operas është ndër të vetmet që ka ngelur të gjelbërta në kryeqytet dhe nuk është vetëm ajo kullë, por nëse e dëgjon Veliajn, ai tha se do të bëhet edhe në hapësirën e mbetur një tjetër kullë. Çdo hapësirë e gjelbërt do të zhduket.
Bogdani shtoi se Veliaj vetëm këtë viti ka dhënë 1.2 milionë metra ndërtimi, ka dhënë 100 leje ndërtimi në muaj.
Bogdani: Vizioni i Veliaj është ky. Vetëm këtë viti ka dhënë 1.2 milionë metra ndërtimi, ka dhënë 100 leje ndërtimi në muaj. Tha se do të ketë parkun e Liqenit të Tiranës, por që po e gllabëron çdo ditë. Foli edhe për pyll orbital, por që në fakt qenkan kullat. U tha edhe për liqenin e Farkës, por zona është betonizuar, ka filluar tashmë. Kështu thuhet në fushatë, premtohen parqe dhe nderohen kulla.

