RENEA "skanon" Shijakun

Forcat Speciale RENEA, mësohet se zhvilluan një aksion blitz në zonën e Shijakut ku kanë ushtruar kontrolle në disa zona.

Burime thonë se në fokus kanë qenë banesa në pronësi të personave me precedentë penalë ose të dyshuar të përfshirë në veprimtari kriminale.

Dyshimet janë se kontrollet lidhen me hetimin për zhdukjen, rreth dy muaj më parë të shumë të kërkuarit Ervis Martinaj i cili sipas raportimeve humbi gjurmët në këtë zonë.

Por aksioni mund të ketë lidhje dhe me Operacionin “Porositësi” në kuadër të të cilit u godit n jë grup që dyshohet se kryente vrasje me pagesë.

Por deri më tani, policia e Shtetit nuk ka bërë me dije asnjë detaj nga operacioni i Forcave RENEA në Shijak dhe objektivin e tyre.