Meta: Lirimi i Alqi Bllakos goditje fatale. Rama ka kapur drejtësinë. Të ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë

Nisja e bisedimeve prej presidentit Bajram Begaj për përcaktimin e datës së zgjedhjeve ka vënë në lëvizje opozitën. Kreu i Partisë së Lirisë u ka kërkuar kryetarëve të degëve të përshkallëzojnë reagimet në çdo bashki.

Në mbledhjen e komitetit organizativ Meta i ka kërkuar bazës të vihet në lëvizje e të mos humbasë më kohë. 

Ilir Meta: "Shtoni, përshkallëzoni nivelin e reagimit në çdo bashki.  Të ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. Rilindja nuk lodhet së vjedhuri pse duhet ne të lodhemi së denoncuari?!"

Jashtë vëmendjes së tij nuk mbeti afera e incineratorëve, ku deputeti socialist Alqi Bllako me vendim gjykate do të qëndrojë në arrest shtëpie.  Lehtësimi i masës së sigurisë sipas tij ëshë me urdhër të kryeministrit Rama

Ilir Meta “Lirimi i djeshëm i Alqi Bllakos është goditje fatale. Është ekzekutim moral i saj i bërë me urdhër të Edi Ramës. Siç bën aminsti për oligarkët dhe fut në burg 80 vjeçarët. Koka e aferës është Edi Rama. Kjo është drejtësi me regji. Nuk veproi kurrë atëherë kur duhej të vepronte kur u denoncuan fakte flagrante. Mafia ka kapur shtetin dhe Edi Rama ka kapur drejtësinë, kjo është fatkeqësia më e madhe”

Meta tha se situata në vend është kritike dhe "përballja është e pashmangshme" prandaj duhet rritur aksioni politik dhe theskoi edhe njëherë se opozita po koordinohet për mbajtjen e aksionit të përbashkët opozitar. 

“Opozita e ka të domosdoshme të jetë sa më e bashkuar dhe më e koordinuar, sepse investimi më i mençur më i djallëzuar, më kriminal që ka bërë Edi Rama ka qenë korruptimi dhe përçarja e opozitës. Të ndëshkojmë Rilindjen pa mëshirë. 

Duhet të shkatërrojmë këtë sekt, i cili është një sekt shkatërrimtar për vendin dhe kërkon të vrasë besimin e qytetarëve që ky është vendi i tyre dhe që ata janë zot për fatet e tyre. Duhet të kuptojmë rëndësinë e shpejtësisë dhe koordinimit në punën tonë e cila kërkon ritme me të larta se deri më tani.tha Meta sot në mbledhjen e komitetit organizativ të Partisë së Lirisë.

Duket se opozita ka nisur fushatën, por ende nuk është e qartë se cila do të jetë formula e bashkëpunimit në zgjedhjet vendore të 2023.