E dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje, arrestohet 45 vjeçarja në Elbasan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Tetor 2022, 12:46
Një 45 vjeçare ëshët arrestuar në Elbasan pasi ishte dënuar me 8 muaj burg.
Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar shtetasen M.S. 45 vjeçe për dhunë në familje.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan ndaluan shtetasen M. S., 45 vjeçe, banuese në Gribë, Gramsh, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale "Dhuna në familje"," njoftoi policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.