Llabani: Kompania ruse ndërtoi sistemet tona, prokuroria ka dashur të nisë një letër drejt Rusisë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se prokuroria ka nisur hetimet për hakërrimet në vendin tonë.
Ajo tha se prokuroria ka dashur edhe të nisur një letër ndaj Rusisë lidhur me kompaninë ruse që ndalimin akauntet që ndodheshin atje.
Ajo bëri me dije se për këtë gjë ka bashkëpunuar edhe me ShBA-në vendin ynë dhe se kërkohen informacione për këtë kompani se sa është paguar.
Llabani: Tani që flasim për këtë kompani, ka edhe një zhvillim të fundit në prokurori ku janë nisur hetimet. Aty janë futur të gjitha sulmet deri ditët e fundit. Prokuroria ka kërkuar që të nisë një letër porosi në rusi për këtë rast. Tani gjëja e parë që bëri prokuroria është që dërgoi një letër në ShBA për ndalimin e akaunteve që ndodheshin në USA. U fut këto edhe DASH dhe Microsoft.
Letra që kërkohet që t’i dërgohet shteti rus, ka të bëjë nëse kompania në fjalë ka qenë dhe sa është paguar. Për këtë nuk flitet. Kërkohen informacione të detajuar për t’ia dërguar Rusisë, por nuk mund ta bëjë Shqipëri, por duhet një rrugë e tërthortë me vende të tjera. Serveri i Telegramit ndryshon herë pas here dhe këta nuk e kapin dot.
