“Lajm shkurajues, për aferën më ulëritëse SPAK nuk veproi”, Bozdo: Rama e njerëzit e tij të pandëshkueshëm

Anëtari i kryesisë së PD Eno Bozdo thotë se lirimi i Alqi Bllakos nga qelia është një lajm shkurajues.

Bozdo thotë se dhe për aferën më ulëritëse që është ajo e incineratorëve nuk u pa vendos drejtësia.

Eno Bozdo: Është një sinjal që shkurajon dhe ata që kanë qenë më optimistët e reformës në drejtësi. Ata që vazhdimisht dhe jo pa ndonjë lloj të drejte thoshin të presim përfundimin e kësaj afera. Duke qenë se është afera më ulëritëse e megakorrupsionit brutal dhe të hapur të një qeverie në kulmin e denoncimeve nga qeveria më ulëritëse në këtë rast në vend që të shikonim drejtësinë që vepron pra SPAK-u, jo vetëm që kjo gjë nuk ndodh por dhe një nga dy të arrestuarit e kësaj afere me të cilën mburren dhe ndërkombëtarët për reformën në drejtësi i lirohet masa e arrestit.

Sipas demokratit ky fakt tregon që jemi shumë larg reformës në drejtësi dhe se Rama e njerëzit e tij janë të pandëshkueshëm nga drejtësia.

Eno Bozdo: Ky proces ka një komponent moral të fortë, fakti që qeveria Rama, njerëzit e tij janë absolutisht të pandëshkuar nga drejtësia. Kjo provë e sotme tregon që jemi jo vetëm shumë larg asaj që donim të arrinim me reformën në drejtësi por kemi hyrë në një rrugë që reforma në drejtësi është edhe më e dështuar nga se ka qenë. Është një lajm tejet shkurajues.

Vetëm 6 muaj pas arrestimit për skandalin e incineratorëve, ish deputeti i PS, Alqi Bllako ka ritifuar lirinë. Vendimi u dha nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila kishte dhënë më parë edhe vendimin e arrestit për ish-funksionarin socialist. Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës “Arrest me burg” në "Arrest shtëpie" me argumentin se i pandehuri ka fëmijët sëmurë. SPAK reagoi kundër vendimit duke deklaruar se do ta apelojë atë.