Llabani: Firma fundore që ka krijuar sistemin e AKSHI-t është ruse, hakerat kanë fshirë çdo gjë
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, gazetarja Anduena Llabani u shpreh se të dhënat janë fshirë sistemet shqiptare dhe nuk mund të rikuperohen më.
Sipas saj, firma fundore për sistemin e AKSHI-t dhe shërbimeve të policisë së shtetit është ruse, por për këtë gjë nuk ka folur njeri.
Llabani: Të dhënat janë fshirë të gjitha nga sistemi. Janë shpëtuar materiale që kanë qenë në USB. Janë dosjet e zbulimit të autorëve që janë shumë sensitive, të paktën janë siguruar. Pjesa tjetër janë fshirë dhe nuk jep njeri llogari për to. Asgjë nuk rikuperohet më mbrapsht. Askush nuk i ka vënë në dijeni këta policë apo komisariate se do të vidhen këto materiale.
Para se të ndodhte kjo histori kemi dëgjuar se disa hakera serbë kanë sulmuar ministrinë e Mbrojtjes dhe RTSH-në dhe një medie tjetër. Ata kanë tentuar që të marrin disa informacione nga mediet. E para që është sulmuar ka qenë ministria e Drejtësisë dhe ky “mikrob” është përhapur tek regjistri i Noterëve dhe më pas është përhapur edhe tek policia. Këto të dhëna janë në duart e hakerave. Firma Intracom që ka shtruar infrastrukturën në shërbimet policinë e shtetit është vetëm maja e ajsbergut, pasi vija fundore që nuk jepet material është ruse. Ata që kanë shtrirë kabllot janë një firmë ruse.
