Baka: Policia rrugore ka marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut, situata është përmirësuar

Specialisti i qarkullimit rrugor Gerhard Baka ishte i ftuar në Ora News me gazetaren Sonila Musai, icili u shpreh se policia rugore po merr të gjitha masat për menaxhimin e trafikut në kryeqytet.

Baka: Ne jemi të përgatitur, po hartojmë planin e masave për fillimin e sezonit studimor për studentët në të gjithë fakultetet e territorit të Tiranës. Pritet të ketë një ngarkesë të shtuar në trafikun e Tiranës por sigurisht nga ana jonë do merren masat maksimale që të bëjmë sa më të mundur lehtësimin e trafikut pa anashkaluar dhe prioritetet e tjera që ka policia rrugore po fokus do jetë menaxhimi i trafikut. Edhe ju jeni dëshmitar që me fillimin e sezonit të ri mësimor pati një mbingarkesë por le të themi që ka një angazhim maksimal dhe falë këtij angazhimi ajo ngarkesë është fokusuar vetëm në një orar të caktuar le të themi ora 7-9 apo ora 7-8:30 deri sa bëhet e mundur futja e gjithë nxënësve në ambientet e shkollës dhe largimi I pindërve drejt destinacioneve të tyre.Tirana është qytet që gjatë gjithë kohës konsiderohet me trafik të rënduar por nëse do të marrim për referencë vitet e shkuara atëherë do të shohim që ka një përmirësi. “